Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bahamas njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

Bahamas njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

Ministria e Punëve të Jashtme të Bahamas ka njoftuar se ka njohur zyrtarisht Palestinën si shtet, duke iu bashkuar një numri në rritje vendesh që e bëjnë këtë javët e fundit.

Në një deklaratë të botuar të martën, Bahamas tha se i ishte bashkuar “konsensusit të Komunitetit të Karaibeve për këtë çështje”.

“Bahamet u bënë një komb i pavarur në vitin 1973 si një akt vetëvendosjeje. Prandaj, Bahamas mbështet të drejtën ligjore të popullit palestinez për vetëvendosje”, thuhet në deklaratë.

Javën e kaluar, qeveria e Trinidad dhe Tobago njoftoi se po njihte zyrtarisht shtetin e Palestinës, ndërsa disa vende të BE-së do ta njohin Palestinën si shtet të pavarur deri në fund të majit.

Exit mobile version