Ministria e Brendshme e Bahreinit tha sot se sirenat e alarmit janë aktivizuar, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të shkojnë në vendin më të afërt të sigurt, transmeton Anadolu.
Ministria gjithashtu i bëri thirrje publikut të ndjekë përditësimet përmes kanaleve zyrtare, sipas deklaratës. Alarmi erdhi disa orë pasi Bahreini lëshoi paralajmërim të ngjashëm më herët gjatë ditës. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli filluan ofensivë të përbashkët kundër Iranit në shkurt. Teherani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa që synonin vendet e Gjirit që strehojnë asetet e SHBA-së.
SHBA-ja dhe Irani nënshkruan memorandum mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani muajin e kaluar për t’i dhënë fund konfliktit të tyre dhe për të arritur marrëveshje të qëndrueshme paqeje, por tensionet u përshkallëzuan përsëri javën e kaluar mbi Ngushticën e Hormuzit, me të dyja palët që shkëmbyen sulme.