Bahreini ka njoftuar ndalimin e lundrimit për anijet e peshkimit dhe ato rekreative si pjesë e masave për të mbrojtur vijën bregdetare të vendit, transmeton Anadolu.
Autoritetet e vendit theksuan se vendimi u mor për të mbrojtur detarët mes sulmeve hakmarrëse të vazhdueshme nga Irani.
Ministrisë e Punëve të Brendshme tha se ndalimi do të zbatohet çdo ditë për 10 orë, nga ora 18:00 me kohën lokale deri në orën 04:00, duke filluar nga e diela dhe deri në një njoftim të dytë.
SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar mbi 1.500 viktima, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima, dëme në infrastrukturë dhe ndërprerje në tregjet globale dhe aviacion.
