Ballina Lajmet Kosovë Bahtiri nuk heq dorë nga ideja për bashkim të Mitrovicës, bën thirrje...

Bahtiri nuk heq dorë nga ideja për bashkim të Mitrovicës, bën thirrje për peticion

Pavarësisht se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kthyer përgjigje negative, kryetari i pjesës jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri vazhdon të këmbëngul me idenë e tij për bashkimin e Mitrovicës.

Kryetari i Komunës së pjesës jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri po vazhdon të këmbëngul mbi idenë e tij për bashkimin e Mitrovicës, pavarësisht se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kthyer përgjigje negative, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi për media, Komuna e Mitrovicës së jugut ka bërë të ditur se kreu i kësaj komune, Bahtiri iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në një tryezë në përbashkët që pritet të mbahet nesër me fillim prej orës 10:00, në të cilën do të iniciohen procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Njoftimi i plotë i Komunës pa ndërhyrje:

Kuvendi Komunal i Mitrovicës me datën 30.11.2018 ka miratuar konkluzionin me të me të cilin i është propozuar Qeverisë së Kosovës inicimi i procedurës për ndryshim të ligjit Nr./ L-041 për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës ku me këtë rast Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka lejuar që konkluzioni i miratuar të delegohet tek institucionet qendrore duke e konsideruar si jo legjitime.

Andaj kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, personaliteteve të shquara dhe medieve të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët me datën 21.12. 2018 në ora 10:00 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, me ç’rast do të iniciohen procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Exit mobile version