Ballina Sport Futboll Ballkani kërkon rezultat pozitiv në Dublin

Ballkani kërkon rezultat pozitiv në Dublin

Pasi kaloi me sukses raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, nënkampioni i Kosovës, Ballkani, sot e nis rrugëtimin në raundin e dytë.

Këtë herë, Ballkani në këtë raund do të përballet me skuadrën nga Irlanda, Bohemians FC me ndeshjen e parë që luhet në Dublin.

Kjo përballje nis në orën 19:00 dhe Ballkani synon një rezultat pozitiv, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit ta konfirmojë kalimin në raundin tjetër të kësaj gare.

Sikurse Ballkani edhe skuadra irlandeze e kaloi me sukses raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe pritet një përballje e fortë.

Bohemiansi eliminoi ekipin nga Gjibraltari, St. Joseph’s kurse Ballkani ishte më i mirë se skuadra nga Uellsi, Connah’s.

Për Ballkanin, ky është sezoni i pestë rresht në paraqitet në raundet kualifikuese të garave të UEFA-s kurse Bohemians është rikthyer pas pesë sezonesh.

Exit mobile version