Ballina Arritje Teknologji Bandat e krimit kibernetikë po fitojnë më pak nga ransomware

Bandat e krimit kibernetikë po fitojnë më pak nga ransomware

Shifrat e vërteta mund të jenë të më larta, por ekspertët janë të mendimit se më pak viktima po paguajnë.

Bandat e krimit kibernetikë kanë pasur rënie prej 40 përqind të fitimeve ndërsa viktimat po refuzojnë të paguajnë haraçet e tyre thanë hulumtuesit.

Ekspertët e kriptomonedhave në Chainalysis thanë se grupet e ransomware fituan rreth 457 milionë dollarë nga viktimat në 2022, 311 milionë dollarë më pak se një vit më parë.

Shifrat e vërteta mund të jenë të më larta, por ekspertët janë të mendimit se më pak viktima po paguajnë.

Megjithatë edhe pse ka pasur një rënie të të ardhurave, numri i sulmeve është rritur.

Kompanitë, qeveritë, shkollat e madje edhe spitalet në mbarë botën po bien pre e sulmeve me ransomware të cilat bllokojnë aksesin e stafeve IT në sistemet e tyre derisa një pagesë të jetë bërë, kryesisht në Bitcoin.

Hakerët shpeshherë kërcënojnë me publikimin ose shitjen e të dhënave të vjedhura. Disa viktima të profilit të lartë kanë qenë gazeta The Guardian, kompania Britanike e shërbimeve postare Royal Mail dhe spitali Sick Kids në Kanada.

Shumica e grupeve të ransomware janë nga Rusia edhe pse zyrtarët e vendit e mohojnë këtë gjë. /PCWorld Albanian

Exit mobile version