Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bangladesh – 12 myslimanë të Arakanit humbin jetën si pasojë e përmbysjes...

Bangladesh – 12 myslimanë të Arakanit humbin jetën si pasojë e përmbysjes së varkës

Si pasojë e përmbytjes së një varke e cila transportonte myslimanë të Arakanit të arratisur nga Mianmari për shkak të dhunës së ushtrisë dhe budistëve fanatik me qëllim për t’u strehuar në Bangladesh, kanë humbur jetën të paktën 12 persona në mesin e të cilëve 6 ishin fëmijë.

Zyrtari i Policisë së Bangladeshit, Shejh Ashrafuzzaman, në deklaratën e tij njoftoi se varka e stërmbushur mbi kapacitetin e saj, e cila transportonte myslimanët nga Arakani është përmbysur në orët e mëngjesit në ujërat e Shah Porir Dwip të gjirit Bengal.

Ai bëri të ditur se 21 persona të shpëtuar kanë njoftuar se në varkë ishin rreth 65 persona, ndërsa shtoi se janë gjetur 12 kufoma, 6 prej të cilëve fëmijë.

Punimet për gjetjen e myslimanëve të zhdukur të Arakanit vazhdojnë ende.

Që nga 25 gushti, të paktën 184 myslimanë të Arakanit kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së varkave në përpjekje për të kaluar në Bangladesh.

Exit mobile version