Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bangladesh, dhjetëra mijëra persona protestuan kundër Francës

Bangladesh, dhjetëra mijëra persona protestuan kundër Francës

Dhjetëra mijëra persona në Bangladesh protestuan kundër deklaratave anti-islame dhe mbrojtjen nga zyrtarët kryesisht nga presidenti Emmanuel Macron në Francë të karikaturave të cilat kanë në objektiv profetin Muhammed, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin vendas, mësohet se të paktën 50 mijë persona u mblodhën në kryeqytetin Dhaka të cilët kërkuan bojkotimin e produkteve franceze.

Ndërkohë mësohet se policia pengoi protestuesit të cilët kërkuan të marshojnë drejt ambasadës së Francës.

Protestuesit që u mblodhën në këtë tubim duke ardhur nga qytetet dhe qytezat përreth Dhaka-s dogjën fotografinë e Macron-it dhe hodhën slogane me mbishkrimin “Nuk mund të shpifni kundër profetit Muhammed”.

Protestat kundër Francës në Bangladesh

Javën e kaluar, të martën në Dhaka rreth 40 mijë protestues zhvilluan një marshim ku kërkuan bojkotimin e produkteve franceze. Duke kërkuar ndëshkimin e Macron-it, protestuesit hodhën sloganet “Bojkot produkteve franceze” dhe “Macron do të paguajë një kosto të madhe”.

Ndërkohë qindra persona anëtarë të Partisë “Islami Oikya Jote” që u mblodhën të mërkurën në xhaminë “Baitul Mokarram” protestuan kundër Francës dhe Macron-it si dhe nga kryeministrja Sheik Hasina kërkuan që të dënojë “Francën dhe Macron-in”.

Edhe anëtarët e partisë “Jamaat-e-Islami” në protestën që zhvilluan të enjten, hodhën slogane kundër Francës dhe u bënë thirrje qytetarëve të Bangladeshit që të bojkotojnë produktet franceze.

Pasi qeveria e Macron-it vendosi kohët e fundit në objektiv muslimanët dhe vendet e adhurimit në Francë, zbatime të ngjashme anti-islame filluan të shfaqen edhe në qytete të ndryshme të vendit.

Në muret e ndërtesave zyrtare në qytetet Montpellier dhe Toulouse të Francës u shfaqën karikaturat e revistës franceze satirike Charlie Hebdo me përmbajtje ofenduese kundër profetit Muhammed, për të “përkujtuar” mësuesin që u vra të cilit iu pre koka javën e kaluar në rajonin Conflans-Sainte-Honorine në afërsi të Parisit.

Macron ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga publikimi i karikaturave kundër profetit Muhammed.

Exit mobile version