Ballina Ekonomi Banka Qendrore e Kazakistanit investon 350 milionë euro në kriptovaluta

Banka Qendrore e Kazakistanit investon 350 milionë euro në kriptovaluta

Banka Qendrore e Kazakistanit ka ndarë një buxhet prej rreth 350 milionë eurosh për të investuar në kriptovaluta, ka bërë të ditur guvernatori Timur Suleimanov të premten.

“Aktualisht po zhvillojmë një listë instrumentesh ku do të investojmë. Kjo nuk i përfshin vetëm kriptovalutat”, ka thënë Suleimanov në një konferencë për media, tek ka shtuar se investimet do të bëhen në kompani teknologjike që lidhen me kriptovaluta dhe asete digjitale financiare.

Këto investime pritet të nisin në periudhën prill-maj.

Deri më 1 shkurt, rezervat e kësaj banke ishin 69.4 miliardë dollarë. Asetet e fondit kombëtar të Kazakistanit janë 65.23 miliardë dollarë.

Exit mobile version