Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Banorët e Afrinit falën namazin e xhumasë me ushtarët turq

Banorët e Afrinit falën namazin e xhumasë me ushtarët turq

Pas pastrimit të qendrës së qytetit të Afrinit nga terroristët në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, banorët e vendit kanë falur xhumanë e parë së bashku me ushtarët turq, raporton Anadolu Agency (AA).

Popullata e vendit mbushi xhamitë në Afrin me rastin e xhumasë, ndërsa në faljen në xhaminë në qendër të qytetit të pranishëm ishin pjesëtarë të forcave turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane.

Imami i xhamisë, duke folur në hutben e xhumasë, falënderoi komandantët që pastruan Afrinin nga terroristët, duke shtuar se tani atyre u ngelet detyrë e madhe dhe se ka ardhur koha për unitet.

Pas namazit, disa nga banorët e vendit përshëndetën ushtarët turq, duke thënë se për herë të parë pas një kohe të gjatë ndihen në qetësi.

Ndryshe, më 18 mars, trupat turke dhe luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane çliruan qendrën e qytetit të Afrinit – zona kryesore urbane në rajonin me po të njëjtin emër – nga terroristët e YPG/PKK-së në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, i cili filloi më 20 janar.

Exit mobile version