Ballina Lajmet Kosovë Banorët e Debëlldes bllokohen nga bora

Banorët e Debëlldes bllokohen nga bora

Një banor i fshatit Debëllde të Komunës së Vitisë, ka thënë për Mesazhi.com se banorët e këtij fshati kanë mbetur të izoluar nda bora e cila tashmë ka arritur trashësinë 1.5 metra.

Ai thotë se rrugët për në fshatin Debëllde janë të papastruara, ndërsa nuk ka as ujë të pijshëm.

Ata fajësojnë kryetarin Sokol Haliti, pasi që sipas tyre nuk po ndërmerr masa për të larguar borën nga rruga./Mesazhi.com/

Exit mobile version