Ballina Sport Futboll Barca ndalet në Greqi, Juve mezi e merr një pikë në Portugali

Barca ndalet në Greqi, Juve mezi e merr një pikë në Portugali

Barcelona është ndalur në Greqi nga Olympiacos duke barazuar pa gola në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Njejtë përfundoi edhe rivali, Juventus i cili barazoi 1-1 në ndeshjen kundër Sportingut.

Sportingu kaloi e para në epërsi me anë të Cesar në minutën e 20-të, ndërsa barazoi Higuain në minutën e 79-të.

Pas këtyre barazimeve, Barca është e para me 10 pikë, ndjekur nga Juventus me shtatë pikë.

Exit mobile version