Frenkie de Jong do të prezantohet të premten nga Barcelona.
Barcelona ka filluar planifikimin e prezantimit të Frenkie De Jong.
Mesfushori holandez i cili nënshkroi deri më 2024 iu bashkua klubit katalan nga Ajax për 75 milionë euro.
Ai do të mbërrijë në Barcelonë të enjten rreth orës 18:00, raporton e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell lajmi.net.
Mirëpo, ai do të prezantohet zyrtarisht si futbollist i ri i Barcelonës të premten, kur edhe do ta veshë për herë të parë fanellën e skuadrës së re.
