Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të madhe 1:2 ndaj Atletico Madrid, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, me anë të Simeones.
Por, skuadra e Hansi Flick u tregua më e fortë pas golit të disavantazhit.
Madje, dy gola i shënoi vetëm një lojtar dhe ai ishte Fermin Lopez.
Me këtë fitore, Barcelona vazhdon si lider i ligës me 33 pikë, tri më shumë se vendi i dytë, Real Madridi (30).
