Ballina Sport Futboll Barcelona fiton ndaj Granadas, kalon në gjysmëfinale të Copa del Rey

Barcelona fiton ndaj Granadas, kalon në gjysmëfinale të Copa del Rey

Barcelona ka fituar në vazhdime me rezultat 3-5 nga Granada në ndeshjen çerekfinale të Copa del Rey, pasi ndeshja e rregullt u mbyll baras 2-2. Me këtë fitore katalunasit kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Klubi katalunas është befasuar keq nga Granada, por në fund ka marrë fitoren e cila ia ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua e gjitha nga Barcelona, por ishin vetëm vendasit që arritën të gjejnë golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 34-të dhe ishte Kenedy, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Alberto Soro.

 

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e njëjtë, me Barcelonën që krijonte pa fund, por Granadan gjeti golin e para dhe katalunasit vetëm në fund shënuan dy gola.

Ishte Roberto Soldado (47’), i cili shënoi për 2-0 pas një kundërsulmi, duke befasuar keq Barcelonën.

Pas këtij goli, Barcelona u hodh e gjitha në sulm në tentim të golit duke krijuar disa raste ideale deri sa në fund arriti t’i shënojë dy gola.

Fillimisht në minutën e 88-të ishte Antoine Griezmann, i cili shënoi për 2-1, ndërsa Jordi Alba (90+) shënoi për 2-2 dhe dërgoi ekipet në vazhdime.

 

Në vazhdime u tregua lojë e hapur nga të dyja skuadrat që arritën ta shënojnë nga një gol në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi vetëm Barcelona dy gola dhe siguroi fitoren.

Griezmann (100′) shënoi për 2-3, rezultat që u barazua në 3-3 nga Fede nga penalltia (103′).

 

Në pjesën e dytë të vazhdimeve ishte Frenkie de Jong (108′) që shënoi për 3-4, ndërsa Alba vulosi fitoren 3-5.

Me këtë fitore, Barcelona e siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Copa del Rey apo e njohur ndryshe edhe si Kupa e Mbretit.

Exit mobile version