Ballina Sport Futboll Barcelona hedh një hap drejt titullit, mposht Atletico Madridin

Barcelona hedh një hap drejt titullit, mposht Atletico Madridin

Barcelona ka shënuar fitore të vlefshme në luftën për titullin e kampionit të Spanjës në futboll, duke mposhtur para shikuesve të vetë skuadrën e Atletico Madridit me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 27 të La Liga. Golin e vetëm, por të vlefshëm për tri pikë të mëdha për katalunasit e shënoi Lionel Messi në minutën 26.

Ky ishte njëherësh goli i 24-të i futbollistit argjentinas për Barcelonën në këtë pjesë të sezonit, i cili edhe kryeson tabelën e golashënuesve më të mirë në La Liga.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona forcohet në vendin e parë në tabelë me 69 pikë, ndërsa Atletico Madrid mbetet e dyta me 61 ditë.

Exit mobile version