Ballina Sport Futboll Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Spanjës

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Spanjës

Barcelona ka arritur me sukses të kaloj në çerkefinale të Kupës së Spanjës, duke kompletuar kështu 8 skuadrat çerekfinaliste.

Skuadra katalanase sonte shënoi fitore në udhëtim ndaj Racing Santander, me rezultat 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, derisa të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Ferran Torres zhbllokoi rezultatin në minutën e 66-të, derisa golin e sigurisë e shënoi Lamine Yamal në 90+5.

Barcelona kështu kualifikohet në çerekfinale, duke u bashkuar me skuadrat e tjera si Atletiko Madrid, Atletiko Bilbao, Albacete, Valencia, Betis, Real Sociedad dhe Alaves.

Exit mobile version