Ballina Sport Futboll Barcelona kthehet në krye të La Ligas

Barcelona kthehet në krye të La Ligas

Pas shumë javësh, Barcelona është kthyer në krye të tabelës në La Liga.

Barça të hënën mbrëma fitoi 1:0 ndaj Rayo Vallecanos. Fitorja minimale ishte e mjaftueshmë për të dalë në vendin e parë në kampionatin spanjoll.

Pas xhiros së 24-t, Barcelona udhëheq me 51 pikë, sa i ka edhe Real Madridi në vendin e dytë. Atletico Madridi është në pozitën e tretë me 50 pikë.

Robert Lewandowski e vendosi sfidën e fundit të xhiros së 24-t. Ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 28-të.

Të shtunën pikë të rëndësishme lëshuan dy skuadrat e Madridit dhe kështu Barcelona e kishte të hapur rrugën për kthim në vendin e parë. Udhëheq para Madridit për shkak të goldallimit më të mirë.

Pritet garë shumë e fortë deri në fund të edicionit për titull të kampionit në Spanjë.

Exit mobile version