Ballina Sport Futboll Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Lionel Messi ka vendosur që të nënshkruajë me Inter Miamin në MLS, duke refuzuar disa oferta.

Një ndër klubet që përflitej më së shumti është Barcelona, klubi ku Messi bëri karrierë të shkëlqyer.

Barcelona ka lëshuar komunikatë zyrtare, ku i ka uruar suksese argjentinasit.

“Të hënën, më 5 qershor, Jorge Messi, babai dhe përfaqësuesi i lojtarit, informoi presidentin e klubit Joan Laporta për vendimin e lojtarit për t’u bashkuar me Inter Miami, pavarësisht se i ishte paraqitur një propozim nga Barça, duke marrë parasysh dëshirën e FC Barcelona dhe Lionel Messit që ai të veshë edhe një herë blaugrana”.

“Presidenti Laporta e kuptoi dhe respektoi vendimin e Messit për të kërkuar të konkurrojë në një ligë me më pak kërkesa, më larg nga qendra e vëmendjes dhe presioni ndaj të cilit ka qenë në vitet e fundit”.

“Joan Laporta dhe Jorge Messi gjithashtu ranë dakord të punojnë së bashku për të promovuar një nderim të duhur nga tifozët e Barçës për të nderuar një futbollist që ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i dashur nga Barça”, thuhet në komunikatën e klubit.

Exit mobile version