Ballina Sport Futboll Barcelona me përmbysje triumfon ndaj Valencias

Barcelona me përmbysje triumfon ndaj Valencias

Barcelona ka shënuar fitore në udhëtim te Valencia.

Katalunasit që dominuan në të gjitha aspektet fituan me rezultat 2 – 3, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, meqenëse pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër nuk ia doli t’i konkretizojë.

Ishte Gabriel Paulista që i dha epërsinë Valencias (50′).

Ylli i katalunasve, Lionel Messi barazoi shifrat pasi topi iu kthye nga penalltia e humbur (57′).

Pas gjashtë minutave, francezi Antoine Griezmann i dha epërsinë Barcelonës për herë të parë në ndeshje.

Ndërsa, fitoren e vulosi Messi me një super gol nga gjuajtja e lirë (69′).

E tëra që arriti të bënte Valencia ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit në ndeshje që e realizoi Soler (85′).

Me këtë fitore, Barcelona renditët në pozitën e tretë me 64 pikë, dy më pak se lideri Atletico, derisa Valencia në vendin e 14-të me 36 sosh.

Exit mobile version