Ballina Sport Futboll Barcelona njoftohet me humbjen pas 10 fitoreve radhazi në La Liga

Barcelona njoftohet me humbjen pas 10 fitoreve radhazi në La Liga

Barcelona ka pësuar humbje në udhëtim te Real Sociedadi, në kuadër të xhiros së 20-të në La Liga.

Katalunasit dominuan plotësisht por që pësuan humbje me rezultat 2-1.

Pas vetëm shtatë minutave lojë, Fermin Lopez shënoi një gol të bukur por që u anulua nga VAR-i pas një faulli në ndërtimin e aksionit.

Lamine Yamal gjithashtu gjeti rrjetën por sërish e njëjta. Këtë herë, VAR-i e anuloi si pasojë e një pozite jashtë loje (28’).

Ishte Mikel Oyarzabal që shënoi një gol të bukur pas asistimit të Guedes (32’).

Barcelona pastaj fitoi edhe një penallti sidoqoftë, sërish u anulua. Këtë herë shkaku që kishte një pozitë jashtë loje gjatë ndërtimit të aksionit.

Barcelona u kthye në lojë falë Marcus Rashford që shënoi pas bashkëpunimit me Lamine Yamal (70’).

Sidoqoftë, në aksionin tjetër – Sociedadi e ktheu epërsinë përmes Guedes (71’).

Në fundin e ndeshjes, vendasit edhe mbeten me një lojtar më pak pasi Carlos Soler u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë te Pedri (88’).

Sidoqoftë, vendasit arritën të mbrohen për të mos lënë befasi. Kësisoj, Barcelona mbetet lider me 49 pikë ndërsa Sociedadi ngjitët në pozitën e tetë me 24 sosh.

Exit mobile version