Ballina Sport Futboll Barcelona nuk shfrytëzon gabimin e Realit

Barcelona nuk shfrytëzon gabimin e Realit

Barcelona ka lëshuar një mundësi të artë për të thelluar diferencën me Real Madridin.

Katalanasit pësuan humbje në udhëtim te Rayo Vallecano, me rezultat 2-1.

Alvaro Garcia i dha epërsinë Vallecanos në minutën e 19-të, dhe me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Në fillim të pjesësbsë dytë, Rayo dyfishoi rezultatin me golin e Fran Garcia në minutën e 53-të.

Barcelona tentoi të rikthehet në lojë me golin e Robert Lewandowakit, i cili shënoi për 2-1, në minitën e 83-të.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshim rezultati, dhe Rayo Vallecano arriti të marrë tre pikë nga kjo ndeshje.

Pavarësisht humbjes, Barcelona vazhdon të jetë lidere e La Ligas me 76 pikë, 11 më shumë se Real Madridi.

Në anën tjetër, Rayo me këtë fitore është ngritur në pozitën e nëntë me 43 pikë.

Exit mobile version