Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të madhe në javën e 25-të në La Liga, pasi e mposhti 0:2 Las Palmasin.
Në pjesën e parë nuk pati asnjë gol, kurse në të dytin u shënuan dy.
Fillimisht shënoi Dani Olmo në mintuën e 62’të, pas një asisti nga Lamine Yamal.
Kurse në minutat e fundit, për t’ia siguruar tri pikë, shënoi Ferran Torres.
Me këtë fitore, Barcelona rikthehet në pozitën e parë me 54 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Ateltico Madrid (53).
