Samsung Electronics ka njoftuar sot një partneritet të ri me legjendën e futbollit Thierry Henry, si pjesë e një fushate të madhe europiane me të cilën shënon plot 20 vite në pozicionin e markës numër një globale për televizorë. Fushata nis në prag të ngjarjeve të mëdha sportive verore dhe do t’i kushtohet teknologjisë së nivelit të lartë që bashkon tifozët dhe u mundëson atyre të shijojnë së bashku ndeshjet.
E frymëzuar nga fuqia e futbollit për të lidhur komunitetet, fushata e përmendur do të prezantojë një drejtim të ri komunikimi të markës dhe do të tregojë se si Thierry preferon ta ndjekë sportin, pikërisht në një televizor Samsung.
Pavarësisht nëse i ndiqni ndeshjet në një kafene me miqtë apo nga komoditeti i shtëpisë suaj, fushata do të festojë futbollin ashtu siç duhet përjetuar: në bashkësi. Ky përjetim pasurohet edhe më shumë nga eksperiencat premium të televizorëve, të cilat momentet e ndeshjeve i shndërrojnë në kujtime të paharrueshme.
Sulmuesi legjendar i Arsenalit dhe ish-reprezentuesi i Francës, Thierry Henry, deklaroi me këtë rast:
„Për mua, përjetimi i ndjekjes së ndeshjeve është po aq i rëndësishëm sa vetë sporti. Kjo fushatë tregon se si teknologjia mund t’i bëjë këto momente edhe më të veçanta, pavarësisht nëse tifozët brohorasin me shoqërinë në kafenenë e tyre të preferuar apo në shtëpi, gjithçka është më mirë kur e shikon në një televizor Samsung.“
Benjamin Braun, drejtor i marketingut të Samsung Europe, theksoi: „Prej 20 vitesh, Samsung ka qenë një pjesë e pandashme e përvojës sportive përpara ekranit. Futbolli ka një fuqi unike për të bashkuar njerëzit, dhe kjo fushatë me Thierry Henry i kushtohet pikërisht atyre momenteve të përbashkëta, të pasuruara tani edhe më shumë nga teknologjia jonë më e re televizive e bazuar në inteligjencën artificiale. Sepse, në momentet më të rëndësishme, nuk ka rëndësi vetëm çfarë shikon, por edhe si e shikon.“
