Ballina Lajmet Kosovë Bashkëshortja e Rexhep Selimit tregon arsyen pse nuk e votoi Donika Gërvallën

Bashkëshortja e Rexhep Selimit tregon arsyen pse nuk e votoi Donika Gërvallën

Deputetja e LVV-së, Shqipe Mehmeti – Selimi, ka reaguar pasi sot nuk votoi për Donika Gërvallën si kryeparlamentare, propozim ky që erdhi pikërisht nga partia LVV.

Ajo ka deklaruar se qëndrimi i saj ka të bëjë pikërisht për shkak të deklaratave të Gërvallës kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit, transmeton Telegrafi.

“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, ka shkruar ajo në Facebook.

A ishin deklaratat e Gërvallës kundër Rexhep Selimit arsyeja që Shqipja nuk ka votuar pro saj?

Ndryshe, me një kërkim të thjeshtë në Facebook, gjenden postimet e Gërvallës, ku në vitin 2020 ajo shkruante:”Sa e gërditshme me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretuara të botës së krimit”.

Exit mobile version