Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bashkia e Amsterdamit kërkon falje për rolin e qytetit në tregtinë e...

Bashkia e Amsterdamit kërkon falje për rolin e qytetit në tregtinë e skllevërve

Bashkia e Amsterdamit është bërë institucioni i parë zyrtar holandez që ka kërkuar falje për të kaluarën koloniale të Holandës.

Kryetarja e Bashkisë, Femke Halsema në fjalën e saj në ceremoninë e mbajtur para Monumentit Kombëtar të Historisë së Skllavërisë, tha:

“Është një ditë e rëndësishme në aspektin e asaj që Holanda të përballet me historinë e saj koloniale.”

Raportohet se edhe bashki të tjera të vendit mund të bëjnë të njëjtën gjë si Amsterdami dhe të kërkojnë falje për të kaluarën e tyre koloniale.

Deri më sot nuk ka pasur asnjë falje zyrtare nga qeveria holandeze në lidhje me kolonializmin dhe tregtinë e skllevërve.

Kryeministri aktual i Holandës, Mark Rutte në ceremonitë e vitit të kaluar, deklaroi se ai nuk do të kërkonte falje për historinë e skllavërisë së vendit të tij dhe si motiv për këtë ai kishte treguar se kjo do të shkaktonte polarizim në shoqëri.

Në vend të faljeve dhe kompensimit, në rend të ditës kishte ardhur çështja e shpalljes së vitit 2023 si viti i përkujtimit të tregtisë së skllevërve. /trt

Exit mobile version