Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bastisje dhe arrestime në Bregun Perëndimor

Bastisje dhe arrestime në Bregun Perëndimor

Foto nga arkiva

Forcat izraelite kanë kryer një sërë bastisjesh dhe arrestimesh në Bregun Perëndimor të pushtuar. Sipas agjencisë Wafa, një person u arrestua në Qalqilya dhe disa të tjerë në qytetin fqinj Kafr Thulth.

Ushtria izraelite ndërhyri gjithashtu në Betlehem dhe zonat përreth, ndërsa në kampin Qalandiya shpërthyen përplasje ku u përdor gaz lotsjellës dhe armë zjarri, me një të arrestuar. Në Kafr Aqab u arrestua një ish-i burgosur. /mesazhi

Exit mobile version