Policia e Kosovës ka njoftuar për një bastisje që ka kryer në një shtëpi dhe objekt në Mitrovicën e Jugut.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se nga bastisja janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë e gjatë e modifikuar, 1 karikator, 25 fishekë, 1 granatë dore, 1 peshore ngjyrë e zezë, 1 gëzhojë dhe, 9 gramë substancë e dyshuar narkotike.
Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se nga ky aksion ka mbetur i arrestuar një person, ndaj të cilit është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i substancave narkotike”.
‘‘Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar një person, ndaj të cilit është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i substancave narkotike”’’, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.
