Ballina Sport Futboll Bayern Munchen befasohet në shtëpi, Leverkuseni s’e shfrytëzon

Bayern Munchen befasohet në shtëpi, Leverkuseni s’e shfrytëzon

Skuadra e Bayern Munchen është mposhtur në “Allianz Arena” nga Bochum, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Bundesliga.

Bochum ishte duke humur 2:0, pasi Guerreiro shënoi dy gola në minutën e 14’të dhe 28’të.

Por, skuadra mysafire shënoi golin e parë në minutën e 31’të me anë të Medic. Kurse pas 10 minutave, Bayerni mbeti me një lojtar më pak, ku mesfushori portugez, Palhinha u ndëshkua me të kuq.

Kjo ia bëri më të lehtë ekipit mysafir ta rikthente ndeshjen në favor të saj.

Sissoko shënoi për 2:2 në minutën e 51’të dhe më pas për 2:3 shënoi Bero në minutën e 71’të.

Këtë humbje të Bayern Munchen nuk e shfrytëzoi Bayer Leverkuseni, e cila u mposht 0:2 ndaj Werder Bremenit në “BayArena”.

Kështu, Bayerni vazhdon të kryesojë në tabelë të Bundesligas me 61 pikë, kurse Leverkuseni e dyta ma 53 pikë.

Exit mobile version