Harry Kane ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Bayern Munchenin drejt fitores bindëse ndaj Bayer Leverkusenit. Të mërkurën mbrëma në “Allianz Arena” në Munih, Bayerni fitoi 3:0.
Ishte kjo ndeshja e parë e një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi anglez shënoi për 1:0 që në minutën e nëntë të ndeshjes. Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.
Në minutën e 54-t për 2:0 shënoi Jamal Musiala. Ndërkohë në m inutën e 75-të Kane konkretizoi penalltinë për 3:0.
Prej minutës sëë 62-të, Leverkuseni luajti me një lojtar më pak në fushë. Pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua Nordi Mukiele.
Granit Xhaka luajti deri në minutën e 81-të për Leverkusenin, që do ta kërkojë përmbysjen e madhe të martën e ardhshme. Por rezultati 3:0 e favorizon shumë Bayernin për kalim në çerekfinale të Championsit.
