Ballina Sport Futboll Bayerni fiton me lehtësi ndaj Mainzit dhe vazhdon në çerekfinale

Bayerni fiton me lehtësi ndaj Mainzit dhe vazhdon në çerekfinale

Bayern Munichu ka realizuar fitore bindëse (4-0) si mysafir i Mainzit në MEWA Arena, në kuadër të ndeshjes për 1/8 e finales në DFB Pokal.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 17-të me golin e Eric Maxim Choupo-Moting, i cili u asistua nga transferi i ri, Joao Cancelo.

Jamal Musiala krijoi hapësirë dhe e dyfishoi epërsinë pas një asistimi nga Thomas Muller (30’).

Goli i tretë u realizua nga Leroy Sane në fund të pjesës së parë (44’), ndërsa Choupo-Moting kësaj radhe ishte në rolin e asistuesit.

Edhe një gol u shënua në fraksionin e dytë përmes Alphonso Davies, i cili e gjeti rrjetën me kokë falë një harkimi nga Joshua Kimmich (83’).

Falë kësaj fitoreje bindëse, Bayern Munichu vazhdon në çerekfinale të DFB Pokal.

Exit mobile version