Ballina Sport Futboll Bayerni mposht Interin dhe largohet me pikë të plota nga Meazza

Bayerni mposht Interin dhe largohet me pikë të plota nga Meazza

Bayern Munichu ka regjistruar fitore komode përballë Interit (2-0) në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Giuseppe Meazza.

Vetëm një gol u realizua në fraksionin e parë, ndërsa realizues ishin mysafirët. Rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të të takimit me golin e Leroy Sane, i cili e priti në mënyrë të mrekullueshme një asistim fantastik nga Joshua Kimmich, e kaloi portierin dhe shënoi.

Bavarezët vazhduan të bënin më shumë presion kundrejt portës vendase, mirëpo në 45 minutat e para nuk pati gola të tjerë.

Skuadra mysafire vazhdoi të luante më mirë edhe në gjysmën e dytë, gjatë të cilës po ashtu arriti të shënonte gol.

Kombinim i mrekullueshëm i lojtarëve të ekipit gjerman u kompletua me goditjen e Sane drejt portës, ndërsa në përpjekje që ta largonte topin, Danilo D’Ambrosio realizoi autogol (66’).

Rikujtojmë se Interi dhe Bayerni janë pjesë e ‘grupit të vdekjes’ – Grupit C, ku luan edhe Barcelona që triumfoi me rezultat të thellë (5-1) ndaj Viktoria Plzenit.

Exit mobile version