Ballina Lajmet Rajon dhe Botë BE akordon 3.5 miliardë euro shtesë për vendet që do të presin...

BE akordon 3.5 miliardë euro shtesë për vendet që do të presin refugjatët ukrainas

Shtetet anëtare të BE-së do të kenë në dispozicion 3.5 miliardë euro shtesë (3.4 miliardë dollarë) për t’u kujdesur për refugjatët ukrainas.

Paratë do të rialokohen nga Fondi i Kohezionit për Zhvillimin Rajonal. Vendimi i marrë të enjten nga ministrat e drejtësisë të BE-së në Luksemburg u lejon vendeve t’i përdorin këto fonde në mënyrë më fleksibël.

Rishpërndarja u propozua fillimisht nga Komisioni Evropian dhe tashmë është miratuar nga Parlamenti Evropian.

Që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës, më shumë se 7.6 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera evropiane, sipas të dhënave nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNHCR. /atsh

Exit mobile version