Ballina Lajmet Rajon dhe Botë BE ankesa kundër BM për shkelje të Brexit

BE ankesa kundër BM për shkelje të Brexit

Komisioni Evropian paraqiti katër ankesa kundër Britanisë së Madhe për shkelje të supozuara të marrëveshjes së Brexit që prekin dërgesat e mallrave në Irlandën e Veriut.

Komisioni argumentoi se ishte i detyruar të vepronte sepse Britania e Madhe nuk kishte marrë pjesë në një diskutim kuptimplotë rreth kësaj çështje që nga shkurti.

Brukseli është gjithashtu i pakënaqur nga Projektligji i Protokollit të Irlandës së Veriut, i cili i ka kaluar Parlamentit.

Qeveria britanike dëshiron të përdorë legjislacionin për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme disa pjesë të marrëveshjes së Brexit në lidhje me Irlandën e Veriut, të cilën BE-ja thotë se është e paligjshme.

Çështja mund të shkojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe, nëse Britania e Madhe shpallet fajtore për shkelje të traktateve, aëherë ajo mund të gjobitet. /atsh

Exit mobile version