Ballina Lajmet Rajon dhe Botë BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së...

BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë

Komisioni Evropian ka nisur një hetim formal ndaj Snapchat-it për të vlerësuar nëse platforma respekton rregullat për sigurinë, privatësinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në internet, transmeton Anadolu.

Komisioni tha se ka hapur procedura për të përcaktuar nëse Snapchat-i vepron në përputhje me Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA).

Ekzistojnë dyshime se platforma mund t’i ketë ekspozuar fëmijët ndaj përmbajtjeve të dëmshme, aktiviteteve kriminale dhe shitjes së produkteve të paligjshme.

Komisioni tha se hetimi u nis për disa arsye, përfshirë verifikimin e moshës, rreziqet e shfrytëzimit të fëmijëve dhe mundësinë që të miturit të orientohen drejt aktiviteteve kriminale, duke shtuar se cilësimet standarde të Snapchat-it mund të mos ofrojnë privatësi, siguri dhe mbrojtje të mjaftueshme.

Sipas rregullave të BE-së për teknologjinë, platformat e mëdha digjitale që operojnë në Evropë duhet të respektojnë rregulloret e bllokut.

Komisioni mund të vendosë gjoba të larta ndaj platformave digjitale që shkelin rregullat.

Në rast të shkeljeve të përsëritura, platforma në fjalë mund të ndalohet përfundimisht nga operimi në BE.

Exit mobile version