Ballina Arritje Teknologji BE-ja kritikon modelin biznesit “privatësi me pagesë” të Meta

BE-ja kritikon modelin biznesit “privatësi me pagesë” të Meta

EDPB argumenton se ofrimi i një alternative me pagesë për të shmangur gjurmimin nga platformat online nuk duhet të tolerohet si praktikë.

Bashkimi Europian nuk mendon se duhet të zgjidhni mes dorëzimit të të dhënave tuaja personale tek Meta ose të parave tuaja.

Përmes një deklarata, Bordi Europian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) tha se modelet “prano ose paguaj” nuk mund të konsiderohet si aprovim nga përdoruesi kur ai detyrohet të zgjedhë mes të dhënave të tij ose parave.

EDPB argumenton se ofrimi i një alternative me pagesë për të shmangur gjurmimin nga platformat online nuk duhet të tolerohet si praktikë.

Aktualisht përdoruesit Europianë Facebook dhe Instagram duhet të paguajnë 10 euro në muaj në mënyrë që të mos shohin reklama dhe të dhënat e tyre të mos përdoren nga platformat.

Bashkimi Europian aktualisht po heton këtë sistem të Meta nëse është në përputhje me Aktin e Tregjeve Dixhitale i cili hyri në fuqi në fillim të muajit Mars.

EDPB tha se përdoruesit duhet të jenë plotësisht të vetëdijshëm për pasojat e zgjedhjeve të tyre dhe duhet të kenë një opsion pa pagesë të përdorimit të shërbimit pa ofruar të dhënat e tyre personale.

Exit mobile version