Ballina Lajmet Rajon dhe Botë BE-ja pas 18 muajve emëron koordinatoren kundër urrejtjes dhe Islamofobisë

BE-ja pas 18 muajve emëron koordinatoren kundër urrejtjes dhe Islamofobisë

Marion Lalisse

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur të emërojë Marion Lalisse si koordinatore të luftës kundër urrejtjes dhe Islamofobisë, post i cili ka 18 muaj që ka mbetur bosh, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në llogarinë e saj në Twitter, Lalisse tha se ishte krenare për emërimin e saj. “Është një çështje e rëndësishme që kërkon përpjekjet dhe vendosmërinë tonë të përbashkët”, tha ajo.

Në deklaratën me shkrim nga Komisioni Evropian (KE) lidhur me emërimin thuhet se Lalisse do të punojë me vendet anëtare të BE-së, institucionet evropiane, shoqërinë civile dhe akademinë dhe se koordinatorja do të jetë pika kryesore e kontaktit për organizatat që punojnë në këtë fushë në BE.

Anëtarja e KE-së përgjegjëse për barazinë, Helena Dalli tha se Islamofobia duhet të luftohet në të gjitha fushat e jetës, përfshirë arsimin, punësimin dhe politikën sociale dhe duhet të mblidhen të dhëna për të gjitha rastet.

Koordinatorja franceze Lalisse ka shërbyer më parë në misionet diplomatike të BE-së në Jemen, Marok, Gana, Mauritani dhe Republikën Turke të Qipros Veriore. Ajo gjithashtu flet edhe arabishten.

BE-ja u kritikua se e la bosh këtë pozicion në një kohë kur ndjenjat islamofobe ishin në rritje në Evropë.

Exit mobile version