Ballina Lajmet Kosovë BE kërkon shpjegim nga Kosova për rritjen e taksës për importe nga...

BE kërkon shpjegim nga Kosova për rritjen e taksës për importe nga Serbia

BRUSSELS, BELGIUM - APRIL 13 : European Union High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Federica Mogherini's spokesperson Maja Kocijancic speaks to media on Muhammad Kamaruzzaman's execution in Brussels, Belgium on April 13, 2015. Dursun Aydemir / Anadolu Agency

Bashkimi Evropian i ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që urgjentisht të shpjegojnë vendimin e tyre për të rritur tarifat me 10 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiq tha se ky vendim minon bashkëpunimin rajonal dhe nuk është në përputhje me parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-së dhe Kosovës.

“Këto vendime janë një shkelje e qartë e obligimeve të Kosovës në kuadër të CEFTA-s. BE pret nga Kosova, e cila aktualisht kryeson CEFTA për të përmbushur plotësisht obligimet e saj dhe të revokojë këtë masë”, tha Koçijançiq.

Qeveria e Kosovës ka rritur taksën në importe për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

10 për qind është rritja e taksës për të gjitha produktet që vijnë nga këto shtete duke përjashtuar ato që janë brende ndërkombëtare. Ministri i Tregtisë, Endrit Shala, i cili propozoi këtë masë, tha se është praktikë ndërkombëtare. Kjo u përkrah edhe nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj që e cilësoi si kundërpërgjigje ndaj fushatës së egër të Serbisë.

Exit mobile version