Ballina Lajmet Kosovë BE konfirmon rifillimin e dialogut në korrik

BE konfirmon rifillimin e dialogut në korrik

A worker adjusts European Union and U.S. flags at the start of the 2nd round of EU-US trade negotiations for Transatlantic Trade and Investment Partnership at the EU Commission headquarters in Brussels November 11, 2013. REUTERS/Francois Lenoir (BELGIUM - Tags: POLITICS BUSINESS) - RTX15919

Bashkimi Evropian është deklaruar rreth përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë marrë më me seriozisht përfshirjen e tyre në dialogun Kosovë-Serbi, madje vetë emërimi i Richard Grenell si i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, nga njohësit e çështjeve integruese dhe ndërkombëtare në vend, është parë si dëshmi për seriozitetin dhe përkushtimin e Amerikës në këtë proces.

Richard Grenell ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, ku në këtë takim do të diskutohet rreth dialogut dhe çështjet ekonomike të të dyja vendeve.

Mirëpo, i pyetur nga lajmi.net, se çfarë konkretisht do të diskutohet në takimin e 27 qershorit, Dick Custin, zëdhënës i emisarit Richard Grenell, nuk ka dhënë detaje.

“Fatkeqësisht, nuk mund të ju them asgjë në lidhje me përbërjen ose përmbajtjen e takimit”, është shprehur shkurt Custin.

Në anën tjetër nga Bashkimi Evropian, kanë bërë të ditur për lajmi.net, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një partner i rëndësishëm dhe se të tillë do të vazhdojnë të jenë përherë.

“Për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një partner i rëndësishëm. Ata kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë gjithmonë”, ka deklaruar për lajmi.net, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Theksojmë se në Shtëpinë e Bardhë pala kosovare do të përfaqësohet nga presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti, kurse pala serbe do të përfaqësohet nga presidenti, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja, Ana Bërnabiq.

Exit mobile version