Ballina Lajmet Rajon dhe Botë BE miraton paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë

BE miraton paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë

Vendet e Bashkimit Evropian kanë mbështetur paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, njoftuan të enjten diplomatët e BE-së.

Sanksionet e reja do të përfshijnë masa ndëshkuese kundër bankave ruse dhe kufizime shtesë tregtare.

Marrëveshja e arritur unanimisht nga 27 vendet anëtare të BE-së, në Bruksel pritet të miratohet zyrtarisht.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen propozoi vendosjen e sanksioneve të fundit javën e kaluar, duke thënë se blloku qëndron pranë Ukrainës dhe se Rusia duhet të paguajë për mizoritë e saj.

BE-ja ka vendosur raunde të shumta sanksionesh ndaj Rusisë që kur ajo pushtoi Ukrainën në shkurt, duke shënjestruar ekonominë, sistemin financiar, bankën qendrore dhe zyrtarët e lartë të qeverisë ruse.

Exit mobile version