Ballina Lajmet Rajon dhe Botë BE përgatitet për ndarje pa marrëveshje me Britaninë

BE përgatitet për ndarje pa marrëveshje me Britaninë

Zëdhënësi i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Preben Aamann, në lidhje me refuzimin e marrëveshjes Brexit në parlamentin britanik tha se “me këtë votim u rrit mundësia e largimit të Britanisë nga Unioni pa marrëveshje dhe se ata do të bëjnë përgatitjet e tyre për këtë”, raporton Anadolu Agency (AA).

– Parlamenti britanik refuzon marrëveshjen Brexit

Aamann për AA foli rreth refuzimit të marrëveshjes Brexit nga parlamenti britanik. Ai theksoi se 27 anëtarë të BE-së do të vazhdojnë të mbajnë përgjegjësinë dhe të ruajnë unitetin dhe shtoi se do të përpiqen të minimizojë dëmet e shkaktuara nga Brexit.

“Me këtë votim u rrit mundësia e largimit të Britanisë nga Inioni pa marrëveshje. Pavarësisht asaj se nuk e dëshirojmë këtë, ne do të bëjmë përgatitjen tonë”, u shpreh Aamann duke theksuar se pas votimit në Britani do të vazhdojnë përprjekjet për çdo mundësi.

Në votimin e zhvilluar në parlamentin britanik marrëveshja Brexit që kryeministrja britanike, Theresa May, e arriti me BE-në u refuzua me 432 vota kundër dhe 202 pro.

Exit mobile version