Ballina Lajmet Rajon dhe Botë BE thirrje për hetim të menjëhershëm lidhur me varret masive në Libi

BE thirrje për hetim të menjëhershëm lidhur me varret masive në Libi

Bashkimi Evropian (BE) deklaroi se një hetim i pavarur duhet të fillohet menjëherë në lidhje me varret masive në qytetin Tarhuna në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, thuhet se gjetja e varreve masive ka shkaktuar shqetësim të madh.

“Një hetim i pavarur mbi varret masive duhet të ndërmerret urgjentisht dhe ata që janë përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë”, theksohet në deklaratë.

Borrell u ka bërë thirrje palëve në konfliktin në Libi që të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe t’i japin fund dhunës, duke theksuar nevojën për kthim në procesin politik të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Ushtria libiane, e cila çliroi qytetin Tarhuna në juglindje të Tripolit nga milicitë e komandantit renegat Khalifa Haftar më 5 qershor, gjeti 106 trupa në një spital të qytetit, kurse më 12 qershor zbuloi tri varre masive në periferi të qytetit.

Exit mobile version