Ballina Lajmet Rajon dhe Botë BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit

BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Vendet e Bashkimit Evropian po vendosin sanksione të tjera ndaj Iranit për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, njoftuan sot disa diplomatë të BE-së.

Vendimi u mor unanimisht pas lajmit se një demonstrues i dytë ishte ekzekutuar në Iran.

Aktivistët e të drejtave të njeriut vlerësojnë se të paktën 470 protestues janë vrarë dhe mbi 18 000 janë arrestuar gjatë protestave që kanë tronditur vendin që nga mesi i shtatorit.

Sipas masave të reja ndëshkuese, 20 personave dhe një organizate do t’u ngrihen asetet në BE dhe do t’u ndalohet të udhëtojnë në bllok.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock dënoi ekzekutimin e demonstruesve në Iran duke e konsideruar atë një përpjekje flagrante për të frikësuar njerëzit që marrin pjesë në protestë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan gjithashtu sanksione të tjera ndaj Iranit për mbështetjen e luftës ruse kundër Ukrainës.

Sanksionet do të hyjnë në fuqi sapo ato të publikohen në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Exit mobile version