Ballina Lajmet Kosovë Bedri Hamza prezanton reformat fiskale

Bedri Hamza prezanton reformat fiskale

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka vlerësuar se Kosova ka shënuar rritje ekonomike dhe se përmes reformave qeveria ka për qëllim të ofrojë stabilitet ekonomik.

“Për vitin 2017 është shënuar rritje ekonomike që nuk është arritur lehtë, por me angazhim të madh. Ne si institucione jemi përqendruar për rritje të qëndrueshme dhe vartës i saj është sektori privat. Kosova vazhdon të ketë rritje të vazhdueshme fiskale”.

Ai gjithashtu bëri të ditur disa vendime që ka ndërmarrë qeveria.

“Ne jemi përcaktuar për reforma, ndërsa sa i përket politikave fiskale nuk do të ketë ngarkesa të reja. Gjithashtu kemi marr vendim për lirimin nga tatimi i doganës për lëndën e parë, sepse e dimë që kemi sfida si dhe bujqve u është zvogëluar tatimi nga 3% në 1%”.

Këto komente Hamza i bëri në një aktivitet që po zhvillohet në Prishtinë, ku në praninë e përfaqësuesve të qindra bizneseve është diskutuar për punën në lidhje me ndryshimet e politikave fiskale si dhe për iniciativat e reja të ministrisë.

Në këtë organizim gjithashtu kanë marrë pjesë edhe Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, si dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ky i fundit iu është drejtuar përfaqësuesve të bizneseve duke iu thënë se fuqizimi dhe integriteti i shtetit varet nga ta.

Exit mobile version