Ballina Artikuj Befasitë e injorancës na lëjnë të shtangur!

Befasitë e injorancës na lëjnë të shtangur!

Prof. Driton Arifi

Duke kërkuar një definicion të fesë ose religjionit në fjalorët botërorë e gjejmë se: “Feja është ajo marrëdhënia e qenieve njerëzore me atë që ata e konsiderojnë si të shenjtë-hyjnore, absolute, shpirtërore, ose të denjë për nderim të veçantë. Feja, gjithashtu është ajo mënyra se si njerëzit besojnë se do të jetë fati i tyre pas vdekjes.”(Shih: https://www.britannica.com/topic/religion”.
Ndërkaq, nëse kontrollojmë gjithë indeksat ndërkombëtarë të feve, e të gjitha enciklopeditë botërore të religjioneve, nuk gjejmë askund fe as religjion me emrin SHQIPTARIA (ndërsa komb e etni shqiptare, sigurisht se po). Megjithatë, këtë “FE” e gjejmë në “udhëzuesin” e shpërndarë nga famullitarët e sektit “Lëvizja Shqiptaria” në rrjetet sociale, drejtur popullit tonë para se ata ta deklarojnë besimin e tyre në regjistrimin e popullsisë që është duke ndodhur në Rep. e Kosovës!
Të dashur qytetarë, nëse ju zgjedhni rubrikën e besimit islam, siç janë shumica dërmuese e popullit të Kosovës nuk bëheni më pak shqiptarë, por tregoni me krenari identitetin tuaj me liri të plotë. Edhe nëse zgjedhni rubrikën e besimit ortodoks a katolik, kjo prapë është e drejtë e secilit…Mirëpo të shkruash se besimi im është shqiptaria, kjo është injorancë e kulluar që mashtrohen me të vetëm injorantët!

Nga: Prof. Driton Arifi

Exit mobile version