Ballina Sport Futboll Bëhet i ditur kundërshtari i mundshëm i Shkëndisë në raundin play-off të...

Bëhet i ditur kundërshtari i mundshëm i Shkëndisë në raundin play-off të UCL

Është përcaktuar kundërshtari i mundshëm i Shkëndisë në raundin play-off të organizimit më të rëndësishëm të futbollit evropian, Ligës së Kampionëve të UEFA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në shortin e hedhur në qytetin Nyon të Zvicrës u përfshinë klubet që marrin pjesë në raundin e tretë të eliminimeve dhe ato që do të marrin pjesë nga raundi play-off.

Sipas kësaj, klubi i Tetovës në rast se e eliminon Salzburgun e Austrisë, në play-off do të luajë kundër Crvena Zvezdës së Serbisë ose Spartak Trnavës të Sllovakisë.

Ndeshjet e para në raundin play-off do të luhen më 21-22 gusht, ndërsa ndeshjet e kthimit më 28-29 gusht.

Shkëndija në dy raundet e para të Ligës së Kampionëve eliminoi The New Saints të Uellsit dhe Sheriff-in e Molldavisë.

Përballjet u përcaktuan me hedhjen e shortit në dy grupe, edhe atë në skuadrat kampione dhe jokampione.

Skuadrat kampione:

Crvena Zvezda (Serbi)/Spartak Trnava (Sllovaki) – Salzburg (Austri)/Shkëndija (Maqedoni)

Qarabaq (Azerbajxhan)/BATE (Bjellorusi) – PSV Eindhoven (Holandë)

Young Boys (Zvicër) – Astana (Kazakistan)/Dinamo Zagreb (Kroaci)

Malmö (Suedi)/Vidi (Hungari) – Celtic (Skoci)/AEK (Yunanistan)

Skuadrat jokampione:

Benfica (Portugali)/Fenerbahçe (Turqi) – PAOK (Greqi)/Spartak Moskova (Rusi)

Standard Liege (Belgjikë)/Ajax (Holandë) – Slavia Prag (Çeki)/Dinamo Kiev (Ukrainë)

Exit mobile version