Aleanca Kosova e Re sot ka hapur zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet.
Pas hapjes së zgjedhjeve foli kryetari i kësaj partie dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
“AKR është për një shtet të zhvilluar. AKR nuk e sheh qeverisjen si diçka për të monopolizuar skenën politike. Qëndrimi ynë është zhvillimi, perspektiva ekonomike e vendit”, tha ai para të pranishmëve.
“Për ne si AKR qeverisa është vetëm një dëshmi që ne jemi në shërbim të gjeneratave të reja. E kemi obligim që të punojmë me nderë dhe sinqeritet”.
“Që 12 vite ne jemi munduar t’i përmbahemi pikat tona. AKR është një parti liberale dhe liberalët punojnë për interesat e këtij shteti punojnë për zhvillim ekonomik dhe punojnë që proceset të ecin përpara”, njofton klankosova.
“Jam betuar që do të punoj vetëm për interesat e Kosovës. Në Kosovë thashethemet janë çdo ditë sepse niveli i dijës është i tillë dhe ne këtë e kuptojmë e nuk na bëjnë asnjë përshtypje”.
“Ajo çka e mundon shoqërinë tonë, njerëzit e mi i kanë duart larg na kjo. Asnjëherë mos të mendoj që dikush i AKR mund të gjendet në flagrancë sepse nuk do të gjendet”.
