Ballina Artikuj Bëj ndonjë te mirë pas mirësisë së Zotit ndaj teje

Bëj ndonjë te mirë pas mirësisë së Zotit ndaj teje

Korab Hajraj

…Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu… (El-Kasas 77)

Është mirë të bësh ndonjë te mirë pas mirësisë së Zotit ndaj teje.

Preferohet që mirësia të jetë nga vetë lloji i mirësisë.

Nëse është furnizim, atëherë jepni sadaka.

Nëse është gëzim, atëherë gëzoni të tjerët.

Nëse është lehtësim, atëherë lehtëso për të tjerët.

Nëse është shëndet, kontribuoni në shërimin e të sëmurëve.

Kush e ndjen mirësinë e Zotit, nuk do sillet ndryshe veçse si një mirëbërës.

Nga: Hoxhë Korab Hajraj

Exit mobile version