Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Belgjika duhet ta njohë Palestinën ashtu si Norvegjia, Irlanda dhe Spanja”

“Belgjika duhet ta njohë Palestinën ashtu si Norvegjia, Irlanda dhe Spanja”

Petra de Sutter

Zëvendëskryeministrja e Belgjikës, Petra de Sutter deklaroi se vendi i saj duhet ta njohë shtetin e Palestinës ashtu si Norvegjia, Irlanda dhe Spanja, transmeton Anadolu.

Përmes llogarisë në median sociale, duke ndarë tekstin e një lajmi për vendimin e Norvegjisë, Irlandës dhe Spanjës për njohjen e shtetit të Palestinës, De Sutter tha: “Belgjika duhet të ndjekë Norvegjinë, Irlandën dhe Spanjën”.

“Tashmë është koha për të njohur të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje, përfshirë të drejtën për shtet të pavarur”, tha De Sutter e cila shtoi se ajo do të luftojë sot për këtë në punimet e qeverisë, ashtu siç ka bërë prej muajsh.

De Sutter edhe më parë ka dhënë deklarata të ngjashme.

Ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib në deklaratat e bëra lidhur me çështjen thotë se në vendin e saj ka marrëveshje për njohjen e shtetit të Palestinës mes qeverive rajonale, por ky është një vendim i cili do të bëhet i ditur “kur të vijë koha”.

Exit mobile version