Belgjika ka shënuar fitore në Ligën e Kombeve përballë Zvicrës së shqiptarëve me rezultat 2-1.
Belgët provuan të parët me Yannick Carrasco dhe Eden Hazard në minutat 10 dhe 20, por pa sukses.
Zvicra raste nuk kishin raste në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë belgët e nisën me gol. Romelu Lukaku shënoi pas një pasi të Thomas Meunier.
Por Zvicra e barazoi rezultatin ku Nico Elvedi asistoi për Mario Gavranovic (1-1).
Kur u prit që ndeshja të mbyllet baras në skenë doli Lukaku që shënoi golin e dytë personal.
Belgjika është e para me gjashtë pikë, ndërsa Zvicra është me tri pikë e dyta në grup. /Telegrafi/
